Albana Vokshi para Komisionit të Venecias: Gazetarët dhe opozita në Shqipëri përballen me kërcënime, presione dhe arrestime politike.

Data

Deputetja demokrate Albana Vokshi tha para Komisionit të Venecias se gazetarët në Shqipëri kërcënohen e intimidohen.

“Para një muaji kishim edhe mbylljen e medias së tretë më të madhe në vend, “Focus Media Grup”. 200 gazetarë nuk u lanë të hyjnë në zyrat e tyre. Dosjet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të burimeve nuk u lanë të merren edhe pse për këtë ka një vendim gjykate”, tha Vokshi.

Deputetja demokrate foli edhe për situatën politike, teksa u shpreh opozita në vend është përballur me presione, intimidime dhe arrestime, sipas saj, politike.

“Kemi pasur presione e represione, arrestime politike. Ishte një vit zgjedhor të gjithë liderët e opozitës u arrestuan apo persekutuarm. Drejtësia e re u keqpërdor si mjet për persekutimin e opozitës”, u shpreh Vokshi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related