Alarm për bombë në Toptani Shopping Center, evakuohet qendra tregtare në Tiranë, verifikimet nuk zbulojnë rrezik real

Data

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik mbrëmjen e sotme në Toptani Shopping Center, në qendër të Tiranës, duke çuar në evakuimin e menjëhershëm të ambienteve.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:30, shefi i sigurisë së qendrës ka marrë një mesazh ku paralajmërohej për një shpërthim të mundshëm. Pas marrjes së njoftimit, autoritetet kanë ndërhyrë menjëherë, duke nisur kontrollet dhe duke larguar qytetarët nga ambientet për arsye sigurie.

Forcat e rendit dhe strukturat përkatëse kryen verifikime të detajuara në të gjithë qendrën tregtare, por nga kontrollet nuk është konstatuar asnjë mjet shpërthyes apo rrezik konkret.

Ngjarja dyshohet të ketë qenë një alarm fals, ndërsa pritet që autoritetet të vijojnë hetimet për të identifikuar personin që ka dërguar mesazhin dhe për të sqaruar rrethanat.

Situata tashmë është normalizuar, ndërsa qendra tregtare pritet të rikthehet në funksionim të plotë pas përfundimit të procedurave të sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related