Alarm në Tiranë, pallati përfshihet nga flakët: disa banorë dyshohet se kanë mbetur brenda, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Data

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat në Tiranë, duke shkaktuar alarm te banorët dhe autoritetet. Flakët kanë përfshirë fasadën e një kompleksi banimi, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e tyre vijon ende.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, më shumë se katër mjete zjarrfikëse janë angazhuar për të neutralizuar flakët, por situata mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit.

Dyshohet se disa persona mund të kenë mbetur brenda banesave, megjithëse shumica e banorëve janë evakuuar në kohë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar mbi numrin e personave të bllokuar apo për të lënduar.

Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për izolimin e flakëve dhe kontrollin e situatës, ndërsa priten informacione të mëtejshme mbi shkaqet e zjarrit dhe pasojat e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related