Akuza për trafik droge/ Dënohet me 15 vite burg kushëriri i Tahirit, ja sa u dënua “financieri” i grupit Habilaj

Data

Gjykata ka shpallur fajtor Moisi Habilajn, kushëririn e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, duke e dënuar me 15 vite burg. Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i është ulur me një të tretën dhe përfundimisht Habilaj do të vuajë 10 vite heqje lirie.

Në të njëjtën çështje, Nezar Seiti, i cilësuar si “financieri” i grupit kriminal Habilaj, u dënua me 12 vite burg. Edhe për të, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar u reduktua në 8 vite burg.

Sipas raportimeve, gjykata ka vendosur pushimin e çështjes për dy të pandehur të tjerë, Fatmir Minajn dhe Meridian Sulajn.

Grupi Habilaj akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht kanabis, drejt Italisë, një çështje që prej vitesh ka qenë në qendër të vëmendjes publike dhe politike për shkak të lidhjeve familjare dhe implikimeve të nivelit të lartë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related