“AKU fsheh njoftimet nga Italia për mocarelën e skaduar dhe vezët me salmonelë”

Data

Partia Demokratike ka denoncuar futjen e ushqimeve të rrezikshme që rrezikojnë shëndetin dhe jetën e qytetarëve në vendin tonë.

Anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka denoncuar se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka pranuar se biskota me copëza metali dhe domate me nivel të lartë pesticidesh kane hyrë në shkurt të këtij viti në Shqipëri dhe AKU nuk i ka gjetur.

Po ashtu, vezë me salmonelë dhe mocarelë i skaduar, janë në tregjet shqiptare, edhe pse autoritet e vendeve fqinje kanë njoftuar AKU-në për këto produkte.

Deklarata e PD:

Kjo agjencia qeveritare këtu, AKU, ka detyrimin ligjor, ka fondet dhe stafin për të mbrojtur qytetarët, për të ofruar sigurinë ushqimore.

Në vijimësi kemi treguar se kjo agjenci nuk e bën detyrën, nuk ofron siguri ushqimore, nuk i mbron qytetarët.

Ky dështim është me pasoja mjaft të rënda, dramatike në shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Pas denoncimit me histori konkrete për produkte të rrezikshme në treg, AKU reagoi më në fund, por duke konfirmuar në thelb shqetësimin tonë.

AKU pranoi se biskota me copëza metali dhe domate me nivel të lartë pesticidesh kane hyrë në shkurt të këtij viti, por ajo, pra AKU thjesht nuk i ka gjetur.

Agjencia qeveritare pohoi vetë se nuk e ka kryer detyrën.

Do ju paraqesim sot dy dokumente te tjera, dy raste të tjera, kur Italia ka lajmëruar për rrezikun e këtyre produkteve të cilët kanë hyrë në tregjet tona.

Rasti i parë, ka të bëjë me një produkt me të bardhën e vezës. Alerti vjen nga shteti fqinj për përmbajtje salmonele. Ka ardhur njoftimi me 29 maj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related