Një aksident me vdekje ka ndodhur në Tropojë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, një 20-vjeçar ka humbur kontrollin dhe makina është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri E. Gj., 20 vjeç, banues në Bajram-Curri, ndërsa drejtuesi i automjetit shtetasi A. S., është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
