Aksident në aksin Shënkoll–Rrilë, përplasen dy makina dhe njëra del nga rruga, një i plagosur

Data

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në aksin Shënkoll–Rrilë, në qarkun e Lezhës, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra prej makinave ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në anë të aksit.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Kristian Kola, i cili është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar nga mjekët.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related