Aksident i rëndë në Tepelenë, përplasen dy automjete, zbardhen detajet e para të ngjarjes

Data

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur në aksin “Tepelenë-Krahës”.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar njëri nga shoferët, i cili po merr ndihmën mjekësore.
Tepelenë/Informacione paraprake

Rreth orës 06:00, në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin T. H., 39 vjeç, banues në Mallakastër dhe automjeti me drejtues shtetasin R. S., 20 vjeç, banues në Sarandë.

 

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi R. S., i cili po merr ndihmën mjekësore në spital.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related