Aksident i rëndë në aksin Fier–Berat, “Benz”-i përplaset me zetorin! I plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor

Data

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Berat, pranë fshatit Velmish, duke shkaktuar plagosjen e një personi.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet tip “Benz” është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor”. Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë drejtuesi i mjetit bujqësor ka mbetur i lënduar.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të normalizuar qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor.

Aksi Fier–Berat njihet si një nga rrugët më problematike në vend, shpesh i cilësuar si “njollë e zezë”, për shkak të numrit të lartë të aksidenteve të regjistruara ndër vite, disa prej tyre me pasoja të rënda.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related