Aksident i dyfishtë në qendër të Elbasanit, një i plagosur përfundon në spital dhe i nënshtrohet operacionit

Data

Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan, në qendër të qytetit.

Sipas raportimeve të para, në këtë aksident janë përshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën gjatë një tentative parakalimi.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person mësohet se ka mbetur i plagosur dhe janë dëmtuar pjesërisht të dy automjetet.

I plagosuri, ndërkohë është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, raporton News24.

Policia ka dokumentuar provat në vendngjarje për të përcaktuar shkakun që solli këtë aksident.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related