Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike paralajmëron për rrezik radioaktiv pas goditjeve të përsëritura në centralin bërthamor të Bushehri në Iran

Data

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka ngritur alarmin për sigurinë bërthamore në Iran, pas një tjetër goditjeje pranë centralit të Bushehri, që shënon incidentin e tretë brenda vetëm dhjetë ditëve.

Autoritetet iraniane kanë bërë të ditur se reaktori aktiv nuk ka pësuar dëmtime dhe nuk ka rrjedhje radioaktive, ndërsa centrali vijon të funksionojë normalisht.

Megjithatë, kreu i IAEA-s, Rafael Grossi, ka paralajmëruar se situata mbetet jashtëzakonisht e rrezikshme. Ai theksoi se çdo goditje që prek një reaktor në funksion mund të shkaktojë pasoja të rënda radiologjike për popullsinë dhe mjedisin.

Grossi u bëri thirrje të gjitha palëve të përfshira në konflikt që të tregojnë “vetëpërmbajtje maksimale ushtarake”, duke theksuar se sulmet pranë objekteve bërthamore rrisin ndjeshëm rrezikun e një katastrofe.

Rritja e incidenteve në zonat ku ndodhen instalime bërthamore vjen në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme, duke shtuar shqetësimin ndërkombëtar për sigurinë e infrastrukturës kritike.

Ekspertët paralajmërojnë se edhe nëse nuk ka dëme të menjëhershme, goditjet e përsëritura rrisin probabilitetin e një aksidenti serioz, i cili mund të ketë pasoja përtej kufijve të Iranit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related