Afera ‘Partizani’/ Sot seanca paraprake, GJKKO pritet të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim…

Data

Për dosjen “Partizani”, sot në orën 11:30, GJKKO do të mbajë seancën paraprake ku do të vendoset nëse ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi do të kalojnë në gjykim. Mbrojtësit e Berishës kanë tentuar të shtyjnë procesin, teksa kanë hedhur edhe akuza ndaj gjyqtares së hetimit paraprak, Irena Gjoka, lidhur me një dënim të supozuar në Greqi për falsifikim dokumentesh.

Në këtë seancë, gjyqtarja Floreja Davidhi do të shqyrtojë kalimin e dosjes për gjykim për të pandehurit Berisha, Malltezi, Fatmir Bektashi, Xhimi Begejan dhe Andia Pustinën. Në seancën e fundit, më 5 maj, mbrojtja e Berishës kërkoi revokimin e vendimit për pavlefshmërinë e disa provave, duke pretenduar se çdo vendimmarrje e gjyqtares Gjoka do të ishte e pavlefshme nëse dokumenti i dënimit është autentik.

ProfitSence Logo

Gjithashtu, më 13 maj, GJKKO rrëzoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Floreja Davidhi nga dosja. Nëse dosja kalon për gjykim, Berisha dhe Malltezi do të përballen për herë të parë me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related