Ab*zimi me fondet e rindërtimit në Rrogozhinë dhe dëmi prej 353 mln lekë, Prokuroria e Durrësit ia kalon çështjen…

Data

Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas arrestimit të 5 zyrtarëve të Bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit. Kjo vjen pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK. Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë. Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. 3 nga 5 zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy zyrtare janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta.

Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka caktuar masat “arrest me burg” për pesë zyrtarë të Bashkisë Rrogozhinë të cilët akuzohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit” dhe “Mashtrimit” me fondet e rindërtimit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën 353.471.090 lekë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për shtetasit: M.M. (ish-punonjës i Bashkisë Rrogozhinë), Xh.U. (aktualisht përgjegjëse e zyrës së Rinisë dhe Sportit Bashkia Rrogozhinë), B.B. (punonjës në Bashkinë Rrogozhinë), E.L. (ish-punonjës Bashkia Rrogozhinë), E.R. (aktualisht specialiste në zyrën e burimeve njerëzore, Bashkia Rrogozhinë).

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related