Banorë të Këlcyrës kanë zhvilluar një protestë kundër projektit të reformës administrativo-territoriale, i cili parashikon bashkimin e Bashkisë Këlcyrë me Bashkinë Përmet.
Dhjetëra qytetarë u mblodhën në sheshin qendror të qytetit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj këtij propozimi. Sipas protestuesve, ndryshimi i parashikuar do të ndikonte në identitetin historik, kulturor dhe administrativ të Këlcyrës.
Gjatë tubimit, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mesazhe si “Këlcyra historike” dhe “Këlcyra e kulturës”, duke kërkuar që bashkia të ruajë statusin e saj si njësi e veçantë e qeverisjes vendore.
Protesta në Këlcyrë i shtohet reagimeve të zhvilluara në disa bashki të vendit lidhur me draftin e reformës së re administrativo-territoriale, i cili vijon të jetë objekt debatesh mes institucioneve dhe komuniteteve lokale. :::writing
