Një zjarr i madh pyjor ka përfshirë zonën e Kasit, në provincën e Antalias në jug të Turqisë, ndërsa autoritetet kanë angazhuar forca të shumta për shuarjen e flakëve.
Sipas mediave turke, zjarri po përhapet me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve në terren.
Në operacion janë angazhuar mjete ajrore dhe tokësore, përfshirë gjashtë helikopterë, tre avionë zjarrfikës, 14 automjete zjarrfikëse, pesë mjete për furnizimin me ujë, dy mjete të reagimit të shpejtë dhe 135 punonjës të shërbimit pyjor.
Autoritetet turke vijojnë përpjekjet për izolimin dhe shuarjen e vatrës së zjarrit, ndërsa situata mbetet nën monitorim për shkak të kushteve të pafavorshme të motit.
Sqarim: Operacioni për shuarjen e zjarrit është në vijim. Rrethanat dhe pasojat e plota të ngjarjes do të përcaktohen nga autoritetet kompetente.
