Protestuesit shfaqin mesazhe në bulevard në prag të protestës së paralajmëruar para Parlamentit

Data

Gjatë marshimit të zhvilluar mbrëmjen e së dielës në Tiranë, protestuesit vizatuan në bulevard datën “27 korrik” dhe një simbol grafik, në kuadër të thirrjes për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar për të hënën para godinës së Parlamentit.

Sipas organizatorëve, protesta do të zhvillohet në të njëjtën ditë me seancën e fundit plenare të këtij sesioni parlamentar.

Pas grumbullimit pranë Kryeministrisë, protestuesit vijuan marshimin drejt Parlamentit, ku shprehën qëndrimet e tyre përmes pankartave dhe sloganeve.

Mesazhet e vizatuara në bulevard dhe sloganet e brohoritura gjatë tubimit përfaqësojnë qëndrimet e protestuesve dhe organizatorëve të protestës. Deri në publikimin e këtij materiali, nuk ka pasur një reagim nga institucionet lidhur me këto mesazhe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related