Zjarri në pyllin e Sodës në Vlorë vijon të përhapet, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin zonën

Data

Një zjarr vijon të jetë aktiv në pyllin e Sodës, pranë zonës së Zvërnecit në Vlorë, ku flakët janë përhapur në një sipërfaqe me pisha dhe bimësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era.

Sipas informacioneve paraprake, tymi i dendur është bërë i dukshëm në disa pjesë të qytetit të Vlorës, ndërsa zjarri rrezikon të përfshijë sipërfaqe të tjera pyjore dhe objekte pranë zonës së prekur.

Në terren janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse, të mbështetura nga strukturat e emergjencës dhe forcat e Policisë, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Në ndihmë të operacionit janë angazhuar edhe banorë të zonës dhe pushues.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet pranë zonës së zjarrit dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave që ndodhen në terren.

Sipas burimeve nga shërbimi zjarrfikës, në qarkun e Vlorës aktualisht janë aktive pesë vatra zjarri, përfshirë ato në Pyllin e Sodës, Dukat, pranë tunelit të Llogarasë, në zonën e Parkut të Mallrave dhe në Triport. Kjo situatë, sipas të njëjtave burime, ka vështirësuar angazhimin e forcave në terren.

Autoritetet vijojnë operacionet për vënien nën kontroll të zjarreve dhe monitorimin e situatës në zonat e prekura.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related