Gjatë protestës së zhvilluar pranë Kuvendit të Shqipërisë, një grup protestuesish hodhën vezë në drejtim të automjetit të ministrit të Mbrojtjes, Ermal Nufi, teksa ai po largohej nga zona pranë Ministrisë së Brendshme.
Sipas pamjeve të publikuara nga vendngjarja, protestuesit shoqëruan veprimin e tyre me thirrje kundër ministrit.
Deri në publikimin e këtij materiali, nuk është raportuar për persona të lënduar apo dëme të konsiderueshme si pasojë e incidentit. Gjithashtu, ministri Ermal Nufi nuk ka reaguar publikisht lidhur me ngjarjen.
