Vijojnë verifikimet për identitetin e personave të përfshirë në aksidentin pranë rrethrrotullimit të TEG-ut

Data

Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e së mërkurës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, ku një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas përplasjes së një kamioni pompë betoni me një automjet.

Sipas burimeve paraprake, dy personat që ndodheshin në kamionin pompë betoni dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende zyrtarisht identitetin e tyre dhe po vijojnë procedurat e verifikimit.

Nga informacionet paraprake rezulton se njëri prej personave që ndodhej në mjetin e tonazhit të rëndë humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë.

Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa identiteti i personave të përfshirë pritet të konfirmohet pas përfundimit të procedurave zyrtare të verifikimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related