“Pse Rama nuk e dorëzon Ballukun?”/ Protestuesi thirrje SPAK-ut: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni

Data

Një qytetar, gjatë protestës së 46-të para Kryeministrisë, i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë dhe të veprojë ndaj çdo zyrtari ose politikani që dyshohet se ka shkelur ligjin.

Në fjalën e tij, protestuesi u ndal te çështja e Belinda Ballukut, duke pyetur përse kryeministri Edi Rama nuk po i hap rrugë kërkesës së drejtësisë ndaj saj.

“Pse Edi Rama nuk e dorëzon Belinda Ballukun? SPAK-u duhet të reagojë. Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, ta arrestojë në zyrë”, deklaroi ai.

Qytetari kërkoi gjithashtu që para drejtësisë të përballen edhe Sali Berisha dhe çdo figurë tjetër politike për të cilën ekzistojnë prova për shkelje të ligjit.

“Arrestoni Ramën, Berishën dhe Ballukun dhe na shpëtoni nga kthetrat e politikës së vjetër”, u shpreh protestuesi.

Ai tha se qytetarët nuk duan të përfaqësohen më nga figura të vjetra politike dhe kërkoi që të rinjtë të kenë një rol më të madh në jetën publike.

Protestuesi iu drejtua edhe ambasadorëve të huaj në Shqipëri, duke u kërkuar të dëgjojnë shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve që protestojnë.

“U bëj thirrje ambasadorëve të shohin protestën dhe kërkesat e qytetarëve dhe të na mbështesin”, deklaroi ai.

Pretendimet për presion ndaj kryeministrit dhe akuzat ndaj personave të përmendur përfaqësojnë deklaratat e protestuesit dhe nuk janë të provuara nga një vendim gjyqësor.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related