Zjarri vijon të jetë aktiv në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës, ku flakët janë përhapur me shpejtësi gjatë orëve të mbrëmjes.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po vështirëson punën e forcave zjarrfikëse, të cilat mbeten të angazhuara në terren për izolimin e vatrës dhe vënien e situatës nën kontroll.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, por shkaqet e sakta pritet të përcaktohen pas hetimeve nga autoritetet kompetente.
Deri në këto momente, flakët nuk paraqesin rrezik për banesat në zonë.
Operacioni për shuarjen e zjarrit vijon, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen drejt zonave të banuara.
