Gjykata lë në burg 64-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e bashkëshortes në Shkodër

Data

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Shtjefën Ziçin, 64 vjeç, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Bardhe Ziçi.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë u zhvillua këtë të hënë, pas ngjarjes së ndodhur më 9 korrik në banesën e çiftit në Shkodër.

Sipas informacioneve, 64-vjeçari nuk ka dhënë deklarime para gjykatës, ndërsa mbrojtja ka argumentuar se ai ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Avokati i tij ka kërkuar kryerjen e një ekspertimi psikiatrik, me qëllim përcaktimin e gjendjes mendore të të dyshuarit dhe aftësisë së tij për t’u marrë në pyetje.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related