Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa deputetët e opozitës nuk janë të pranishëm në sallë, në zbatim të vendimit të paralajmëruar për bojkot.
Në rendin e ditës janë përfshirë disa projektrezoluta që lidhen me vlerësimin e veprimtarisë së institucioneve të pavarura gjatë vitit 2025, si dhe diskutime mbi çështje të ngritura nga zgjedhësit.
Mes institucioneve, puna e të cilave pritet të shqyrtohet nga Kuvendi, janë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, si dhe Banka e Shqipërisë.
Seanca vijon pa praninë e opozitës, ndërsa mazhoranca pritet të diskutojë dhe të votojë projektrezolutat e parashikuara në rendin e ditës.
