“Morët timonin dhe humbët drejtimin”, i riu në protestë: Institucionet janë të korruptuara, koncertet nuk e fshehin realitetin

Data

Një i ri që mori pjesë në protestën e 42-të kundër qeverisë në Tiranë ngriti akuza për korrupsion ndaj institucioneve shtetërore, duke deklaruar se vendi ka nevojë për ndryshim dhe më shumë përgjegjësi nga drejtuesit politikë.

Duke komentuar një prej pankartave të protestës me mbishkrimin “Morët timonin dhe humbët drejtimin”, ai u shpreh se, sipas tij, institucionet nuk po funksionojnë siç duhet.

“Çdo gjë që supozohet të funksionojë është anashkaluar. Institucionet janë të korruptuara dhe themelet e shtetit janë dëmtuar nga mënyra se si është ushtruar pushteti”, deklaroi protestuesi.

Ai kritikoi edhe Parlamentin, duke e cilësuar atë si të korruptuar, ndërsa u ndal te organizimi i koncertit të Kanye West, për të cilin tha se nuk mund të zëvendësojë adresimin e problemeve të qytetarëve.

“Mendojnë se me një koncert do të krijojnë një imazh më të mirë para ndërkombëtarëve. Por ajo që vlerësohet nga partnerët ndërkombëtarë nuk janë eventet, por lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i shtetit ligjor”, u shpreh ai.

Në përfundim, i riu kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe theksoi se protestat do të vazhdojnë si formë e shprehjes së pakënaqësisë qytetare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related