Gjykata e Fierit cakton masat e sigurisë për tre të miturat e përfshira në dhunimin e 17-vjeçares

Data

Gjykata e Fierit ka caktuar masat e sigurisë për tre vajzat e dyshuara si të përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje, ngjarje e bërë publike përmes pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale.

Me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, gjykata vendosi masat:

  • “Arrest me burg” për shtetasen L.L.;
  • “Arrest në shtëpi” për të miturën K.G.;
  • “Shtrim i përkohshëm në një institucion psikiatrik” për të miturën M.R.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimeve janë mbledhur prova që kanë ngritur dyshimin e arsyeshëm se të dyshuarat kanë kryer veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, në bashkëpunim.

Organi i akuzës sqaron se procedimi penal lidhet me ngjarjen e dhunës ndaj një të miture, e cila u bë publike përmes rrjeteve sociale. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe rolin e secilës prej të përfshirave.

Prokuroria thekson se faktet e deritanishme kanë diktuar nevojën për marrjen e masave të sigurimit personal ndaj të dyshuarave.

Thirrje për mbrojtjen e të miturve

Duke qenë se në procedim janë të përfshirë persona të mitur, Prokuroria e Fierit u bën thirrje qytetarëve, administratorëve të faqeve në rrjetet sociale dhe mediave që të mos publikojnë apo ripublikojnë pamje, video ose të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e të miturve.

Sipas institucionit të akuzës, respektimi i privatësisë, dinjitetit dhe të drejtave të të miturve është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet gjatë raportimit të kësaj ngjarjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related