Agron Shehaj i drejtohet Kanye West me një mesazh publik: Refuzo fondet e qeverisë shqiptare

Data

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar një video-mesazh drejtuar artistit amerikan Kanye West, ku i kërkon të refuzojë fondet që, sipas tij, qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion për organizimin e koncertit të planifikuar në Tiranë.

Në mesazhin e tij, Shehaj pretendon se shuma prej 4 milionë eurosh përbëhet nga fonde publike dhe argumenton se ato duhet të përdoren për prioritete të tjera në vend.

“Refuzo paratë që kryeministri Edi Rama po të jep. Hiq dorë nga koncerti në Shqipëri. Janë para që u përkasin popullit më të varfër në Europë,” shprehet Shehaj në videon e publikuar në rrjetet sociale.

Ai shton se Kanye West nuk ka nevojë për këto fonde dhe i bën thirrje të mos bëhet, sipas tij, pjesë e një vendimi politik.

Deklarata e Shehajt vjen në vijim të debatit publik dhe politik lidhur me financimin e koncertit të artistit amerikan, çështje që ka sjellë reagime të ndryshme nga opozita dhe përfaqësues të qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related