Protestuesit marshojnë pranë selisë së PD-së, thirrje kundër mazhorancës dhe opozitës: “Opozitë e shitur”

Data

Protesta e 39-të radhazi kundër qeverisë vijoi mbrëmjen e së mërkurës me një marshim në rrugët e Tiranës, ku protestuesit kaluan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike.

Gjatë kalimit pranë selisë blu, pjesëmarrësit hodhën thirrje kundër të dyja kampeve politike, duke brohoritur slogane si “Rama, Sala, f*ck you!” dhe “Opozitë e shitur!”, duke shprehur pakënaqësinë e tyre si ndaj qeverisë, ashtu edhe ndaj opozitës.

Në vijim të marshimit u dëgjuan edhe thirrje të tjera, mes tyre “Ju erdhi fundi”, si dhe slogane drejtuar figurave politike.

Pas ndalesës pranë selisë së Partisë Demokratike, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke ritheksuar kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe largimin e qeverisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related