Protesta e 36-të radhazi në Tiranë ka vijuar me pjesëmarrjen e qindra qytetarëve, të cilët kanë marshuar duke mbajtur pankarta me mesazhe kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në pankartat e shfaqura gjatë tubimit janë përcjellë mesazhe që, sipas protestuesve, synojnë të denoncojnë mungesën e dialogut me qytetarët dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit.
Ndër sloganet e lexuara gjatë protestës ishin:
- “Arrogancë: Kur pushteti mendon se është mbi popullin. Realiteti: Populli është mbi pushtetin.”
- “Shqipëria mendon udhëheqje, jo arrogancë.”
- “Rama, dorëhiqu.”
- “Kur qeveria humb rrugën, populli i tregon rrugën.”
- “36 ditë, akoma jo dialog, akoma jo përgjigje, vetëm arrogancë.”
- “36 ditë mjaft fajësove algoritmin, por nis dëgjo.”
Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke theksuar se kërkojnë reagim institucional dhe adresimin e kërkesave të tyre. Nga ana e qeverisë nuk ka pasur ende një reagim zyrtar lidhur me zhvillimet e protestës së kësaj mbrëmjeje.
