Zjarr pranë plazhit të Tales, era përhap me shpejtësi flakët drejt vijës bregdetare

Data

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e së dielës në zonën me kallamishte pranë plazhit të Tales, në Lezhë, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.

Sipas raportimeve nga terreni, flakët po favorizohen nga era e fortë, e cila ka bërë që zjarri të përhapet me shpejtësi përgjatë vijës bregdetare. Sipërfaqja e përfshirë nga zjarri llogaritet të shtrihet nga rreth 500 metra deri në afro 1 kilometër.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Lezhës, të cilat po hasin vështirësi për shkak të terrenit të vështirë. Prania e kënetave mes plazhit dhe zonës së përfshirë nga flakët e bën të pamundur afrimin e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrës së zjarrit.

Në afërsi të zonës së prekur ndodhen edhe disa struktura turistike dhe shërbimi. Ekipet e emergjencës janë vendosur në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë në rast se flakët avancojnë dhe rrezikojnë objektet.

Autoritetet vijojnë përpjekjet për izolimin e zjarrit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related