Protesta e 35-të kombëtare para godinës së Kryeministrisë është shoqëruar edhe me akte simbolike nga pjesëmarrësit.
Pas paraqitjes së një torte në formën e bunkerit, një grup protestuesish sollën në bulevard një arkivol, mbi të cilin ishte vendosur mbishkrimi “Arkivoli politik i Ramës”. I njëjti mesazh ishte shkruar edhe në anët e arkivolit.
Sipas organizatorëve dhe protestuesve, simbolika synon të përcjellë mesazhin se, sipas tyre, qeverisja e kryeministrit Edi Rama ka hyrë në fundin e saj politik.
Arkivoli u shfaq mes protestuesve pranë godinës së Kryeministrisë, ndërsa manifestimi vijoi me fjalime, brohoritje dhe forma të tjera simbolike proteste. Gjatë tubimit, pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisjen e vendit.
