Arrestohet në Dhërmi Granit Pepnika, i kërkuar në hetimin për një rrjet call center-ash

Data

Janë publikuar pamje nga arrestimi i Granit Pepnikës në Dhërmi, në kuadër të hetimeve për një rrjet të dyshuar mashtrimi përmes call center-ave.

Sipas autoriteteve, Pepnika u lokalizua dhe u arrestua në një resort në Dhërmi nga strukturat e Policisë së Vlorës dhe forcat operacionale, pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai dyshohet se kishte rol drejtues në një rrjet call center-ash që, sipas hetimeve, mashtronte shtetas të vendeve evropiane. Prokuroria pretendon se dëmi ekonomik i shkaktuar arrin në rreth 50 milionë euro.

Sipas të dhënave të hetimit, aktiviteti i dyshuar zhvillohej në ambiente zyrash pranë Rrugës së Kavajës në Tiranë. Gjatë operacioneve të mëparshme, autoritetet sekuestruan pajisje kompjuterike dhe prova të tjera materiale që konsiderohen me interes për hetimin.

Arrestimi i Pepnikës vjen në vijim të operacionit të nisur në prill të këtij viti, gjatë të cilit u ekzekutuan masa sigurie ndaj personave të tjerë të dyshuar dhe u sekuestruan pajisje elektronike.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të japin informacion shtesë mbi ecurinë e procedimit penal.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related