29-vjeçare humb jetën në plazhin e Porto Novos, policia po heton rrethanat

Data

Një 29-vjeçare ka humbur jetën pasditen e së premtes në zonën bregdetare të Porto Novos, në Vlorë.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se e reja është mbytur në det, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Raportohet se në zonë ka rryma të forta detare, të cilat mund të kenë ndikuar në incident, por shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga hetimet dhe ekspertiza përkatëse.

Trupi i pajetë është nxjerrë nga uji dhe është transportuar me gomone drejt Triportit, për t’u dërguar më pas në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Policia ka nisur veprimet procedurale dhe po merr dëshmi nga persona që ndodheshin në zonë në momentin e ngjarjes, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave.

Autoritetet pritet të japin informacion shtesë pas përfundimit të verifikimeve paraprake.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related