Rama nga Gjermania: Protestat janë një mesazh që qeveria duhet ta dëgjojë

Data

Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, u ndal edhe te protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në Tiranë.

Në fjalën e tij, Rama tha se i konsideron protestat një mesazh të rëndësishëm për qeverinë dhe se synon të kuptojë shqetësimet e qytetarëve përtej numrit të pjesëmarrësve.

“Si kryeministër, e konsideroj këtë protestë një mesazh të rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Po përpiqem ta kuptoj këtë mesazh me shumë kujdes, jo duke numëruar njerëzit në rrugë, por duke u përpjekur të dëgjoj shqetësimet e tyre,” u shpreh ai.

Kryeministri përsëriti gjithashtu qëndrimin e tij se algoritmet e rrjeteve sociale kanë ndikuar në përhapjen dhe perceptimin e protestave, duke argumentuar se ato mund të shtrembërojnë realitetin dhe të favorizojnë përmbajtje që nxisin indinjatë.

Gjatë fjalës së tij, Rama bëri edhe një krahasim me protestat e viteve të kaluara në Shqipëri, duke kujtuar se në të njëjtin bulevard ku zhvillohen protestat aktuale kanë ndodhur më parë ngjarje tragjike me humbje jete.

“Në të njëjtin bulevard ku zhvillohet protesta sot, dikur pati protestues që humbën jetën. Algoritmi nuk ka nevojë të shtypë përmes një policie sekrete; ai mbyt gjithçka tjetër përveç indinjatës,” deklaroi kryeministri.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related