Protestuesit bllokojnë tre hyrjet e Kuvendit, vijojnë tensionet para Parlamentit

Data

Protesta e qytetarëve përpara Kuvendit të Shqipërisë vijon prej orës 10:00, paralelisht me zhvillimin e seancës plenare.

Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit kanë bllokuar tre hyrjet e godinës së Parlamentit, përfshirë edhe hyrjen kryesore, duke rrethuar perimetrin e institucionit.

Në zonë vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat po përpiqen të mbajnë të lirë hyrjet e Kuvendit. Gjatë përpjekjeve për të larguar protestuesit nga hyrjet janë regjistruar shtyrje dhe përplasje mes efektivëve dhe pjesëmarrësve në tubim.

Protesta vazhdon nën masa të shtuara sigurie, ndërsa qytetarët kanë përsëritur kërkesat e tyre politike dhe kanë deklaruar se do ta vijojnë tubimin përpara Parlamentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related