Protesta e zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë ka vijuar me incidente edhe gjatë daljes së automjeteve nga ambientet e Parlamentit.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa protestues kanë hedhur vezë në drejtim të një automjeti tip Audi, që sipas raportimeve i përket një deputeti. Gjithashtu, mbi automjet janë hedhur edhe mbeturina, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre me thirrje kundër klasës politike.
Tubimi, që ka zgjatur prej disa orësh paralelisht me zhvillimin e seancës plenare, është shoqëruar me masa të shtuara sigurie nga Policia e Shtetit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë përsëritur kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa kanë vijuar me forma simbolike proteste kundër institucioneve dhe përfaqësuesve politikë.
