Nis grumbullimi i protestuesve në Sheshin “Skënderbej”, mbahet protesta e 29-të kundër qeverisë

Data

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” për protestën e 29-të kundër qeverisë.

Sipas organizatorëve, pas grumbullimit në shesh, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet tubimi kryesor.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët e kanë cilësuar këtë kërkesë si të panegociueshme dhe kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në realizimin e saj.

Përmes thirrjeve publike, ata u kanë bërë apel qytetarëve nga i gjithë vendi dhe diaspora që t’u bashkohen protestave, të cilat po zhvillohen prej 29 ditësh radhazi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related