Protesta qytetare, organizatorët bëjnë publikë emrat e nismëtarëve

Data

Në ditën e 16-të të protestës qytetare në Tiranë, një prej aktivistëve që po koordinon tubimin, Alben Kola, bëri publikë emrat e tre personave që, sipas tij, njihen zyrtarisht nga policia si nismëtarë të protestës.

Gjatë fjalës së mbajtur në Sheshi Skënderbej, ai deklaroi:

“3 personat nismëtarë që njihemi me letra nga policia: Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha.”

Sipas deklaratës së tij, këta janë personat që kanë kryer procedurat formale të komunikimit me autoritetet për zhvillimin e protestave.

Ndërkohë, protesta po vijon me grumbullimin e qytetarëve në qendër të Tiranës, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe ndryshime politike. Organizatorët kanë bërë thirrje që marshimi i mbrëmjes të zhvillohet në mënyrë paqësore dhe brenda itinerarit të përcaktuar, pas debateve që pasuan bllokimin e rrugës së Rinasit një natë më parë.

Sipas deklarimeve të mëhershme të organizatorëve, marshimi i sotëm pritet të zhvillohet brenda zonës së Unazës së Tiranës, me qëllim shmangien e incidenteve dhe përplasjeve me policinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related