Selia e PD-së e hapur për të huajt? Boçi: Ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së do të takohen me Berishën

Data

“PD vlerëson qëndrimin e KE për imunitetin e Ballukut”, Luçiano Boçi: Lufta e Ramës minon integrimin
Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka deklaruar se pas heqjes së statusit “non grata” për Sali Berishën, nuk ekziston më asnjë pengesë që ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian të zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me kreun e PD-së.

I ftuar në një studio televizive Boçi u pyet nëse ambasadorët e rinj të akredituar në Tiranë do të takohen me Berishën.

“Po, patjetër që rruga është e hapur. Kështu e gjykojmë ne dhe shumë njerëz përtej kësaj studioje. Besoj se edhe dy ambasadorët e nderuar që përmendët e gjykojnë në të njëjtën mënyrë.

Nuk ka asnjë lloj pengese që kontaktet e tyre të drejtpërdrejta me kryetarin e Partisë Demokratike të jenë frekuente dhe të vazhdueshme, në të mirë të punës së ambasadave, por edhe në të mirë të Shqipërisë”, u shpreh Boçi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related