Nga Balluku te Spiropali, Berisha dhe Noka, Kuvendi ndëshkon deputetët “rebelë, u pret pagat dhe dietat, zbardhet…
Është bërë publike listë-pagesat e Kuvendit të Shqipërisë për pagat e muajit maj, ku vihet se ka aplikuar sanksione të rrepta financiare mbi një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe zyrtarësh të lartë, të cilëve u është ndaluar një pjesë e pagës për shkak të mungesave të papërligjura në punimet parlamentare dhe masave disiplinore të marra ndaj tyre. Sipas tabelës zyrtare të penaliteteve, vlera e gjobës për një ditë mungesë është fiksuar në 10,443 lekë. Rekordin e penalizimeve për këtë periudhë e mban deputeti i opozitës, Flamur Noka. Më poshtë renditet lista e plotë e emrave, numri i ditëve të munguara dhe shuma e saktë që u është zbritur nga paga:
Zyrtarët dhe deputetët me penalizimet më të larta:
Flamur Noka: 5 ditë mungesë – 52,215 lekë gjobë
Agron Shehaj: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë
Oerd Bylykbashi: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë
Ana Dajko: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë
Klevis Balliu: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë
Belinda Balluku: 4 ditë mungesë – 41,772 lekë gjobë
Gazment Bardhi: 3 ditë mungesë – 35,901 lekë gjobë
Elda Hoti: 3 ditë mungesë – 31,329 lekë gjobë
Të penalizuar me nga 2 ditë mungesë (Gjoba: 20,886 ose 21,902 lekë):
Fatmir Mediu: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë
Fatmir Xhafaj 2 ditë mungesë – 21,902 lekë (prill)
Tedi Blushi: 2 ditë mungesë – 21,902 lekë
Vangjel Dule: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë
Arkend Balla: 2 ditë mungesë – 20,886 lekë
Të penalizuar me 1 ditë mungesë (Gjoba standarde: 10,443 lekë):
Nga një ditë mungesë ose masë disiplinore kanë regjistruar edhe një sërë emrash të tjerë të njohur nga politika, ku secilit prej tyre i janë mbajtur saktësisht 10,443 lekë nga paga:
Bledjon Nallbati
Sali Berisha
Adi Qose
Agron Malaj
Bledi Çomo
Ceno Klosi
Erjo Mile
Ramion Kurti
Shkurt Lasku
Elisa Spiropali
Këto ndalesa financiare bëhen automatikisht në borderonë e pagave të Kuvendit, duke u bazuar në rregulloren e brendshme që ndëshkon mospjesëmarrjen pa shkaqe të përligjura në jetën parlamentare, raporton “vna.al”.
