Ka nisur këtë të hënë në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar procesi gjyqësor për dosjen e njohur si “Partizani”, ku i pandehur është edhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në fillim të seancës, trupi gjykues vendosi të mos lejojë praninë e kamerave dhe mediave audiovizive brenda sallës së gjyqit, duke bërë që zhvillimi i procesit të zhvillohet pa transmetim të drejtpërdrejtë.
Seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura për mediat, ndërsa gazetarët po ndjekin zhvillimet nga ambientet e jashtme të gjykatës. Pritet që gjatë seancës të trajtohen çështje procedurale dhe pretendimet e palëve në lidhje me ecurinë e procesit.
Dosja “Partizani” është një nga çështjet më të rëndësishme të trajtuara nga organet e drejtësisë në vitet e fundit dhe ka qenë në qendër të debatit politik dhe publik në vend.
Në përfundim të seancës pritet të ketë më shumë detaje mbi vendimmarrjet e gjykatës dhe hapat e ardhshëm proceduralë në këtë proces gjyqësor.
