Ironi, humor dhe mesazhe politike, pankartat që tërhoqën vëmendjen në ditën e tetë të protestës

Data

Protesta kundër projektit në Zvërnec ka vijuar edhe këtë të diel, duke hyrë në ditën e tetë të saj. Mijëra qytetarë marshuan nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë dhe duke kërkuar ndryshime politike.

Përveç flamujve kombëtarë dhe simboleve të përdorura gjatë protestave, vëmendjen e të pranishmëve dhe të mediave e tërhoqën edhe pankartat e shumta me mesazhe ironike, satirike dhe politike.

Mes tyre spikatën slogane me tone humori dhe thumbime ndaj figurave të njohura të politikës shqiptare, duke reflektuar kreativitetin dhe mënyrën origjinale të protestuesve për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

“Edo, të pret Likja te veni!” dhe “O Ramë, mblidh mend e kokës!” ishin ndër pankartat që ngjallën më shumë reagime dhe komente mes pjesëmarrësve.

Fotot e protestës tregojnë jo vetëm atmosferën e mobilizimit qytetar, por edhe përdorimin e humorit si formë komunikimi politik dhe proteste publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related