Rama përplaset me gazetaren e CNN për Zvërnecin: “Nuk ka projekt, po flisni për imazhe të rreme”

Data

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një debat të drejtpërdrejtë me një gazetare të CNN International gjatë një interviste ku u diskutua projekti i shumëdebatuar në zonën e Zvërnecit.

Teksa gazetarja kërkonte sqarime mbi ecurinë e projektit dhe hetimet e SPAK-ut, Rama këmbënguli se aktualisht nuk ekziston ende një projekt i miratuar dhe akuzoi kritikët për përhapje të informacioneve të pavërteta.

“Nuk ka asnjë projekt. Ai që shfaqet në rrjetet sociale është një imazh i rremë. Ne jemi në një luftë hibride dhe po përballemi me keqinformim”, deklaroi Rama.

Gazetarja e pyeti në mënyrë të përsëritur nëse projekti do të vazhdonte apo ishte pezulluar, por kryeministri u përgjigj se ende nuk ka një projekt konkret për t’u miratuar apo ndaluar.

Gjatë intervistës, Rama përmendi disa prej arkitektëve ndërkombëtarë që sipas tij janë angazhuar për të punuar mbi konceptet e zhvillimit të zonës, duke theksuar se procesi ndodhet ende në fazën e studimeve dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor.

“Sfida është të provohet se zhvillimi dhe natyra mund të bashkëjetojnë. Nuk bëhet fjalë për të hedhur beton mbi habitatin e flamingove, por për të krijuar një model që respekton mjedisin”, u shpreh ai.

Kryeministri kundërshtoi gjithashtu raportimet që lidhnin hetimin e SPAK-ut me investimin në Zvërnec, duke sqaruar se hetimi ka të bëjë me çështje pronësie dhe transaksione të një prej pronarëve të tokës.

“Hetimi nuk është për projektin, nuk është për investitorët dhe nuk është për Kushnerin apo Trumpin. Ka të bëjë me një pronar toke dhe një transaksion që po verifikohet nga organet kompetente”, tha Rama.

Intervista u zhvillua në një moment kur protestat kundër investimit në Zvërnec po vazhdojnë për të katërtën ditë radhazi, ndërsa debati mbi ndikimin e projektit në mjedis dhe transparencën e procedurave mbetet në qendër të vëmendjes publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related