Këlliçi: Rama është i rrënuar politikisht, protestuesit janë fituesit e vërtetë

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se ndodhet në një moment të vështirë politik dhe moral.

Sipas Këlliçit, kreu i qeverisë nuk ka më argumente përballë qytetarëve që kërkojnë largimin e tij nga pushteti. Ai theksoi se protestat po shtohen dita-ditës dhe se, sipas tij, as sulmet politike, as propaganda dhe as mediat nuk mund ta ndihmojnë më Ramën të ruajë mbështetjen publike.

Deputeti demokrat u shpreh se kryeministrit i kanë rënë të gjitha “kartat” me të cilat ka mbajtur pushtetin gjatë 13 viteve të fundit, ndërsa reagimet e shpeshta dhe nervoze të tij i cilësoi si shenjë dobësie politike.

“Entuziazmi i të rinjve që protestojnë poshtë zyrës së tij bie në kontrast të plotë me nervozizmin e kryeministrit. Ata janë sot fituesit, ndërsa Edi Rama është humbësi”, shkroi Këlliçi në reagimin e tij.

Deklarata vjen në një kohë kur protestat kundër projektit të Zvërnecit dhe kundër qeverisë po vijojnë në Tiranë, mes tensioneve të herëpashershme mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related