Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të zonës së Kasharit.
Sipas informacioneve paraprake, një motorr është përplasur me një automjet, ndërsa rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.
Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të lënduar si pasojë e përplasjes.
Në vendngjarje pritet ndërhyrja e shërbimeve të Policisë Rrugore për të kryer veprimet procedurale dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
