“Detaji që shkaktoi tensione”/ Mentor Kikia: Raporti mes qeverisë dhe drejtësisë pengoi miratimin e IBAR-it

Data

Analisti Mentor Kikia ka komentuar zhvillimet më të fundit në procesin e integrimit europian të Shqipërisë, duke e cilësuar miratimin e raportit IBAR si një moment kyç për tejkalimin e një bllokimi të gjatë politik.

Në një intervistë televizive, Kikia u shpreh se rëndësia e procesit nuk duhet parë si një matematikë hapash drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian, por si kapërcim i pengesave politike që kanë mbajtur peng procesin për vite me radhë.

“Nëse do të fillojmë të marrim metrin dhe të themi që bëmë një hap më përpara, tani jemi 99 hapa larg, pastaj 98 hapa larg, më duket se do të jetë një matematikë e lodhshme”, deklaroi ai.

Sipas analistit, IBAR është një instrument politik përmes të cilit Brukseli vlerëson gatishmërinë reale të vendeve kandidate dhe raportin e tyre me standardet demokratike dhe shtetin e së drejtës.

Ai theksoi se një nga elementët që ka shkaktuar tensione në këtë proces ishte fakti që projekti ishte mbajtur i pamiratuar të paktën tre herë nga strukturat europiane.

Sipas Kikisë, shkaku kryesor lidhej me problematikat e evidentuara në raportin mes qeverisë shqiptare dhe sistemit të drejtësisë.

“IBAR-i është një instrument politik me të cilin Brukseli mat gatishmërinë e vendeve kandidate dhe siç jemi në dijeni, ky projekt u mbajt të paktën tre herë i pamiratuar nga Brukseli për shkak të problemeve që ishin vërejtur në raport mes qeverisë shqiptare dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Mentor Kikia.

Ai shtoi se tashmë ky ngërç është tejkaluar dhe se pas këtij zhvillimi u bë e mundur zhvillimi me sukses i Konferencës së Përbashkët Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke përmbyllur një fazë të rëndësishme të negociatave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related