Sekretarja e përgjithshme e Partia Popullore Europiane, Dolors Montserrat, zhvilloi një vizitë në selinë e Partia Demokratike e Shqipërisë, ku u prit në një takim nga kreu i demokratëve, Sali Berisha.
Vizita e Montserrat në Tiranë vjen në kuadër të kontakteve politike me opozitën shqiptare dhe forcimit të bashkëpunimit mes Partisë Demokratike dhe PPE-së.
Gjatë takimit në selinë blu, palët diskutuan mbi zhvillimet politike në Shqipëri, procesin e integrimit europian dhe sfidat e opozitës në vend. Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi i mëtejshëm me strukturat e PPE-së në funksion të afrimit të Shqipërisë me Bashkimi Europian.
Takimi zhvillohet vetëm pak ditë pasi Berisha u rikonfirmua në krye të Partisë Demokratike, në një proces që u shoqërua me debate dhe akuza të forta brenda opozitës.
Vizita e zyrtares së lartë të PPE-së konsiderohet si një sinjal mbështetjeje politike për Partinë Demokratike dhe lidershipin e saj në një moment të rëndësishëm për zhvillimet politike në vend.
