Edi Rama pritet të zhvillojë sot në orën 14:00 një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve në selinë e Partia Socialiste.
Sipas burimeve mediatike, në fokus të takimit do të jenë çështjet organizative të partisë, koordinimi i strukturave në terren dhe përgatitjet për agjendën politike të muajve në vijim.
Një nga temat që pritet të diskutohet lidhet edhe me 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, aktivitetet përkujtimore dhe angazhimi i strukturave lokale në organizimin e tyre.
Takimi vjen në një moment kur mazhoranca po intensifikon aktivitetin politik dhe organizativ në nivel qendror dhe lokal, ndërsa në deklaratat e fundit publike, Edi Rama ka folur edhe për kriteret që sipas tij duhet të plotësojnë kryebashkiakët socialistë për të synuar rikandidimin në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Mbledhja e sotme konsiderohet pjesë e koordinimit të brendshëm të forcës qeverisëse për prioritetet politike dhe organizative të periudhës së ardhshme.
