39-vjeçari humb jetën pas sulmit nga peshkaqeni në Queensland, incidenti i tretë fatal këtë vit në Australi

Data

Një 39-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi nga peshkaqeni në shtetin e Queensland, në verilindje të Australi, në atë që konsiderohet incidenti i tretë fatal i këtij lloji në vend gjatë këtij viti.

Sipas autoriteteve, viktima nga Cairns po bënte zhytje me maskë në zonën Kennedy Shoal, pranë Great Barrier Reef, kur u sulmua nga peshkaqeni.

Policia e Queensland bëri të ditur se 39-vjeçari pësoi plagë të rënda në kokë dhe u nxor nga uji nga një person tjetër që ndodhej në vendngjarje.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në zonë, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, ai ndërroi jetë në rampën e hipjes në varkë, sipas Shërbimit të Ambulancës së Queensland.

Zyrtarja e policisë, Elaine Burns, e cilësoi ngjarjen si tepër traumatike për dëshmitarët.

“Të dëshmosh një incident të tillë është vërtet e tmerrshme”, deklaroi ajo, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në det.

Zona ku ndodhi sulmi ndodhet rreth 160 kilometra në jug të Cairns dhe konsiderohet një nga destinacionet turistike më të njohura në Australi.

Autoritetet australiane kanë raportuar se ky është sulmi i tretë fatal nga peshkaqenët gjatë vitit 2026, ndërsa vetëm pak ditë më parë një tjetër incident i ngjashëm u regjistrua në Australinë Perëndimore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related