Babai i Ervis Martinaj dëshmon në gjykatë për pasuritë e sekuestruara: “Kam lëvizur me 800 mijë dollarë cash”

Data

Në seancën gjyqësore për pasuritë e sekuestruara që dyshohet se lidhen me Ervis Martinaj, ka dëshmuar babai i tij, Mustafa Martinaj, i cili foli për aktivitetin financiar të familjes dhe jetën e djalit të tij.

Gjatë dëshmisë, Mustafa Martinaj deklaroi se në periudha të vështira ka qarkulluar shuma të mëdha parash cash, të cilat sipas tij lidhen me aktivitetin e tij të deklaruar financiar.

“Kam qarkulluar i vetëm në Tiranë me mbi 800 mijë dollarë cash, në periudhën më të vështirë të vitit ’99”, tha ai, duke shtuar se fondet merreshin nga një institucion financiar privat, të cilin e identifikoi si Unioni Financiar i Tiranës.

Ai deklaroi gjithashtu se djali i tij kishte studiuar ekonomi në Parma me bursë studimi në fillim të viteve 2000, por nuk i përfundoi studimet dhe u kthye në Shqipëri për të jetuar pranë familjes.

Sipas dëshmisë së tij, familja e ka ndihmuar financiarisht Ervis Martinajn në blerjen e banesave dhe automjeteve, ndërsa ai vetë ka investuar në prona dhe ka pasur aktivitet në sektorin financiar privat.

“Visi ka qenë mbi mesataren në studime. I pëlqente pavarësia”, deklaroi Mustafa Martinaj para gjykatës.

Ai shtoi se djali i tij kishte hapur edhe një biznes të vogël në Tiranë me një mik, ndërsa familja nuk kishte pasur shqetësime lidhur me të në atë periudhë.

Procesi gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të lidhura me Ervis Martinaj vijon, ndërsa gjykata pritet të vlerësojë dëshmitë dhe provat e paraqitura nga palët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related