Hita ultimatum Policisë së Sarandës: Zero tolerancë ndaj lidhjeve me krimin dhe rritje të prezencës së “Shqiponjave” në terren

Data

Drejtori i Përgjithshëm i Policia e Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë në Sarandë, ku kërkoi masa të menjëhershme për forcimin e rendit dhe rikthimin e besimit të qytetarëve te policia.

Gjatë takimit, Hita e cilësoi të papranueshme situatën aktuale në Sarandë dhe kërkoi reflektim nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

Ai paralajmëroi se çdo punonjës policie që bashkëpunon ose favorizon grupe kriminale do të përjashtohet nga radhët e policisë dhe do të përballet me drejtësinë.

“Cilido që mban lidhje apo favorizon grupet kriminale dhe elementet me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të përjashtohet nga Policia dhe do të përballet me ligjin”, deklaroi Hita.

Kreu i policisë kërkoi reagim më të fortë ndaj armëmbajtjes pa leje, trafikut të narkotikëve, personave në kërkim dhe çdo aktiviteti kriminal që cenon sigurinë publike.

Në fokus të porosive të tij ishte edhe lufta kundër ndërtimeve pa leje, ku kërkoi bashkëpunim të ngushtë me institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e territorit.

Një tjetër prioritet, sipas Hitës, mbetet siguria në shkolla deri në përfundim të vitit mësimor, ndërsa kërkoi intensifikim të punës parandaluese nga strukturat e policisë kriminale.

Ai kërkoi gjithashtu që Forca e Posaçme Shqiponja të shtojë prezencën dhe patrullimet në terren për goditjen e elementëve kriminalë dhe rritjen e sigurisë në qytet.

Në prag të sezonit turistik, Hita theksoi nevojën për angazhim maksimal të policisë në garantimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët dhe turistët vendas e të huaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related